Sport

Ka ëndërruar Real Madridin, por do të luajë për Barcelonën

Autori: Gazeta inFokus 22:22 | 29 June 2020

Tashmë edhe zyrtarisht, Miralem Pjanic është lojtar i Barcelonës.

Boshnjaku ka kompletuar transferimin nga Juventusi për 60 milionë euro plus 5 bonuse.

Barcelona ka njoftuar se Pjanic ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, deri në vitin 2024 dhe do të ketë klauzolë 400 milionë euro.

-Advertisement-

Por të kthehemi shumë vite pas, cili ishte klubi i ëndrrave për Pjanic? Real Madridi.

Ai në një intervistë vite më parë, kishte pranuar se Zinedine Zidane është idhulli i tij derisa Reali klubi i fëmijërisë.

“Si fëmijë vendosa të bëhem futbollist për shkak të tij (Zidane). Ai ka qenë më i miri që kam parë në jetën time”, kishte thënë Pjanic në vitin 2013, derisa nuk kishte hezituar të pranojë dëshirën e madhe: “Kush nuk ëndërron të luajë për ta (Real Madrid)? Janë ekipi i fëmijërisë time”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera