Ka arritur në 2,222 numri i automjeteve të regjistruara me targa zyrtare RKS në veri të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 23 November 2023
Qytetarët e veriut të vendit vazhdojnë të heqin dorë nga tabelat ilegale me akronime në serbisht të qyteteve të Kosovës dhe t’i regjistrojnë ato me targa të Republikës së Kosovës.
Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin Mitrovicë-Veriut, Veton Elshani, ka thënë se numri i automjeteve të regjistruara me targa zyrtare RKS në veri të Kosovës ka arritur në 2,222.
Ai tha se pret që deri në afatin e përcaktuar nga Qeveria me targat zyrtare të regjistrohen të gjitha automjetet e qytetarëve në veri të vendit.
“Që nga 1 nëntori deri më sot ne i kemi të regjistruara 2,222 automjete nga ato ilegale. Konsiderojmë që deri më 30 nëntor, afati i vendosur nga Qeveria është i mjaftueshëm që të regjistrohen të gjitha ato mjete motorike që mund të regjistrohen. Ato që janë sipas vendimit të Qeverisë”- ka thënë Elshani.
Ndryshe, në fillim të muajit nëntor, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) pati njoftuar se të gjithë personat që kanë automjete me targa ilegale do të kenë mundësinë të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS deri më 1 dhjetor 2023.
Sipas njoftimit, kjo për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për lejimin e regjistrimit të veturave nga targat ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”. /Kallxo
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër (E Martë) në Kosovë pritet të kemi mot plotësisht të vranët dhe me resh...
-
Rrezarta Krasniqi nga inaugurimi i Trumpit: SHBA-ja ka qenë dhe mbetet aleati ynë më i madh
Deputetja nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi sot...
-
Mbesa e lumtur për rikthimin e gjyshit president
Donald Trump është betuar sot si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara t...
-
Von der Leyen: BE-ja pret të punojë nga afër me Trumpin
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e uroi Donald Trumpi...
-
Memli Krasniqi: Bedri Hamza do të përfundoj autostradën e Gjilanit-Albin Kurti as fabrikën e keçapit nuk e bëri e po bën autostradën
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës(PDK), Memli Krasniqi në emisionin Ru...
-
Memli Krasniqi: Kësaj radhe do të kemi mbështetje shumë më të madhe nga mërgata
Krytari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në emisionin ...
-
Daut Haradinaj: Zëri i çjerrë i Albinit dëshmon panikun që e ka kapur
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Vizita në SHBA – Shkëlqim Devolli në Capitol, me përcjellje të Shërbimit Sekret
Shkëlqim Devolli, ka qenë nën shoqërimin e njerëzve të afërt të presidentit, ...
-
Memli Krasniqi viziton luftëtarin e UÇK-së në Malishevë: Në qeverisjen e PDK-së veteranët do të trajtohen me dinjitet
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Mali...
-
Kallas uron Trumpin: Bashkë jemi më të fortë dhe më të sigurt në trajtimin e sfidave globale
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e uroi Dona...
-
Ferat Shala fton qytetarët të mbështesin Betim Gjoshin në zgjedhjet e 9 shkurtit : Një djalë i palodhur dhe i përkushtuar
Kandidati për deputet me numër 16 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Bedri Hamza në Dragash: 131 është numri që garanton një Kosovë ma të mirë
Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për Kryeministër, sot ka mbajtur një tubim ed...