Sport

Juventusi me lehtësi mposhtë Romën dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 22 January 2020

Juventusi ka triumfuar lehtësisht ndaj Romës me rezultat 3-1 dhe ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në ‘Allianz Stadium’ në Torino, të besuarit e Maurizio Sarri e përfunduan ndeshjen në 45 minutat e parë.

Serinë e golave e hapi futbollisti në top formë i ‘Zonjës së Vjetër’, Cristiano Ronaldo, i cili realizoi në minutën e 26’ për rezultatin 1-0.

-Advertisement-

Portugezi shënoi një gol të bukur me të majtën e tij, pas një asistimi nga Higuain.

Juve nuk u ndal dhe në minutën e 38’ e dyfishoj rezultatin më anë të Rodrigo Bentancur.

Golin e tretë dhe të fundit për skuadrën nga Torino e realizoi mbrojtësi italian, Leonardo Bonucci.

Pjesa e parë u mbyllë me rezultat 3-0 për Juventusin.

Në 45 minutat e dytë Roma arriti ta shënoi golin e nderit në këtë takim.

Cengiz Under pas një depërtimi individual lansoi një goditje të fuqishme dhe me ndihmën e portierit legjendar italian, Buffon, realizoi për rezultatin përfundimtar 3-1.

Pas kësaj fitoreje Juventusi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera