Sport

Jurgen Klopp nuk po i jep hapësirë, mesfushori i Liverpoolit bie në radarin e Barcelonës dhe Bayern Munchenit

Autori: Gazeta inFokus 22:34 | 04 January 2022

Mesfushori i Liverpoolit, Naby Keita, është i pakënaqur me minutazhën e vogël që po i jep Jurgen Klopp, shkruan Gazeta inFokus.

Për këtë arsye Keita është i interesuar të largohet nga ‘The Reds’, pavarësisht se ka kontratë edhe 18 muaj.

Ai nuk e dëshiron qëndrimin në ‘Anfiled’ si rezervist dhe kësisoj tashmë ka klube të interesuara për shërbimet e tij.

-Advertisement-

Barcelona dhe Bayern Muncheni e dëshirojnë transferimin e mesfushorit 26-vjeçar.

Përveç këtyre dy klubeve interesim për shërbimet e Naby Keitas kanë shfaqur edhe Roma me Milanin./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera