Sport

Jurgen Klopp kërkon me çdo ngulem mbrojtësin e Bayern Munchenit në këtë afat kalimtar të janarit

Autori: Gazeta inFokus 23:47 | 25 January 2021

Skuadra e Liverpoolit po kalon në krizë të rezultateve në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

‘The Reds’ po kanë probleme të mëdha në mbrojtje, pas lëndimi të Van Dijki dhe Gomezit.

Trajneri i skuadrës nga ‘Anfieldi’, Jurgen Klopp është i vendosur për ta transferuar një mbrojtës në këtë afat kalimtar të janarit.

-Advertisement-

Tekniku gjerman po e kërkon me ngulem mbrojtësin e Bayern Munchenit, David Alaban, i cili ka kohë që po kërkon largim nga ‘Allianz Arena’.

Daily Mirror, raporton se Jurgen Klopp po insiston që Liverpooli ta transferoj Alaban në këtë afat kalimtar.

Për shërbimet e mbrojtësit austriak janë të interesuar edhe Barcelona dhe Real Madridit.

Alaba ka kontratë me ‘bavarezët’ deri në verë dhe nëse nuk shitet në janar, ai do të jetë lojtar i lirë në fund të qershorit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera