Sport

Ju kujtohet futbollisti Lichtsteiner? Nuk do ta besoni se me çfarë pune merret sot ai

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 15 March 2021

Pjesa më e madhe e atyre që shikojnë futboll rregullisht padyshim se e njohin mbrojtësin zviceran, Stephan Lichtsteiner, shkruan Gazeta inFokus.

Lichtsteiner vitin e kaluar i vuri atletet në gozhdë për tu pensionuar pas një karriere të gjatë dhe mjaftë të suksesshme.

Mbrojtësi i djathtë karrierën e tij e përfundoi në Bundesligën gjermane te skuadra e Augsburgut.

-Advertisement-

Ai tashmë nga një yll futbolli ka ndërruar krejtësisht profesion, duke hapur një dyqan në Zvicër, ku bënë rregullimin e orëve.

Vendi i tij i punës nuk është më një nga stadiumet e mëdha në Evropë, por një dyqan i vogël në lagjen Enge të Cyrihut.

“Kam kryer praktikë katër mujore në këtë zeje. Gjithmonë doja të kem një profesion të dytë. Më pëlqen kjo punë sepse nuk ka aspak presion. Poashtu, është një zanat zviceran të cilin e dua. Siç isha i përpiktë si futbollist, dua të jem i tillë edhe në këtë punë. Një grimcë e futur në orë, bën që ajo mos të funksionojë” ka thënë Lichtsteiner.

Reprezentuesi i Zvicrës ka luajtur për Lille, Lazio, Juventus, Arsenal dhe Augsburg./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera