Lajme

Johnson lajmërohet nga spitali kjo është gjendja e tij

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 06 April 2020

Johnson: Jam në humor të mirë dhe jam në kontakt me ekipin tim Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka njoftuar sot se ai i është nënshtruar testeve rutinë në spital, por është në gjendje të mirë në kontakt me ekipin e tij.

“Me këshillën e mjekut tim, unë shkova në spital për teste rutinore pasi ende ndjej simptomat e koronavirusit. Jam në humor të mirë dhe jam në kontakt me ekipin tim pasi punojmë për të luftuar këtë virus, për t’i mbajtur të gjithë të sigurt”, ka shkruar Johnson në Twitter.

Kryeministri britanik, Boris Johnson është shtrirë në spital dje, dhjetë ditë pasi u konfirmua se është infektuar me koronavirus. Siç raporton Daily Mail, kryeministri ka simptoma të vazhdueshme dhe temperaturë të lartë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera