Fun & Video

Jo telefon në timon…por dhe në rrugë (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 18 July 2017

Përveç faktit që në shumë vende, përfshi edhe Shqipërinë, përdorimi i telefonit në timon është i rrezikshëm dhe i dënueshëm, një tjetër fenomen vjen në vëmendje.

Telefoni të shpërqëndron jo vetëm kur je në timon, por edhe kur ecën.Një video ndërgjegjësuese, e postuar nga Telegraph, tregon njerëzit të cilët përdorin telefonin teksa ecin dhe bëhen shkak për incidente të ndryshme, që mund të çojnë dhe në lëndimin e tyre apo të të tjerëve.

Dhe në fund të spotit ndërgjegjësues jepet një aksident i tmerrshëm që ndodh pikërisht për shkak të përdorimit të telefonit në timon. “Kur nuk duhet të përdoresh telefonin kur ecën, pse duhet ta përdorësh në timon?”, thuhet në spotin sensibilizues.

-Advertisement-

Njerëz që kanë mendjen tek telefoni dhe përplasen me reklamat, apo që duhet të zbresin shkallët me këmbë, po përfundojnë duke u rrokullisur, apo dhe raste kur përplasesh me tjetrin pa shkak. Shihni videon! 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera