Lajme

“Jo Republikë të re të thyer”, Newborn-i me mesazh kundër Asociacionit

Autori: Gazeta inFokus 08:24 | 17 February 2023

Kreatori i monumentit Newborn, Fisnik Ismaili, ka prezantuar dizajnin e ri të Newborn-it, duke ndërruar shkronjat në NONEWBR, me dy shkronjat e fundit që thonë “Broken Republic”, që ka kuptimin “Jo Republikë të re të thyer”, një mesazh kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Jo Republikë të re të thyer”, është një lloj paralajmërimi se krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mund të jetë një bosnjëzim i Kosovës. Atje, presidenca është tripalëshe, me një përfaqësues nga bosnjakët, kroatët dhe serbët, që e përbëjnë atë. Këta të fundit, të njohur me emrin Republika Sërpska, shpesh kanë penguar marrjen e vendimeve në të mirë të Bosnjës dhe integrim, madje disa herë duke kërcënuar me ndarje dhe pavarësi.

Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën. Ndarja e tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990.

-Advertisement-

Newborn-i, i cili u inauguruar më 17 shkurt të vitit 2008, është bërë një simbol i lindjes së re të Kosovës. Në vitet e fundit, ky monument ndërron dizajnin për çdo përvjetor, me qëllim për të përçuar mesazhe të ndryshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera