Opinione

JO NEGOCIATA – VETËVENDOSJE

Autori: Hisen Berisha 11:22 | 14 June 2021

Kjo do te duhej të ishte sot, parulla që duhet ta mbuloj Kosovën në çdo cep, e me theks nga dera e zyrës qeveritare të Kryeministrit, e deri në makinë e aeroport. (Jo edhe nëpër semaforë, ngase makinat me xhama të errëta, nuk përfillin ndalesat në semafor dhe s’mund ti shohin).

Por, nuk ka opozite! Përndryshe sot, do duhej të i numërohen cilat prioritete i plotësoj qeveria që po vazhdon me prioritetin e tetë të programit qeverisës për dialogim apo cili ishte me radhë i gjashti apo i katërti.

Kuptohet se prioritet teorik në letra ishte “s’ka bisedime pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve”. Pra, deri sa secila Nënë të ketë një varr ku të vërë lule dhe qajë më të dashurit.

-Advertisement-

“S’ka bisedime, pa u përfunduar çështja e reformave legjislative dhe në drejtësi”.

“S’ka bisedime, pa u zgjidhur çështja e të pa punëve” duke ofruar shanse të barabarta për të gjithë, pa nepotizëm.

Këtë e të tjera parakushte do duhej t’ia numëronte sot opozita dhe shoqëria civile si para prioritete, para bisedimeve negociuese, të cilat tanimë mund të përmbyllen, meqë Kosova veriore veç po merr formën e një “Njësie administrative vetëqeverisëse” me identitet politik, teritorial e kulturor serb.

Këto parulla e prioritete do të duhej të ia thonë Kryenegociatorit duke ia kujtuar se “vetëvendosja” po rrezikon të kthehet në “vetëfundosje” por tani jo më për “liderin suprem” dhe subjektin e tij, por për Kosovën e popullin shqiptarë.

Dje patëm dhe një incident të interpretuar përtej peshës reale edhe nga mediat, flamurin serb të vendosur në objektin ushtarak “Kazermën kufitare” në Koshare.  Për aq sa e lëndon vlerën “Beteja e Koshares” dhe luftën çlirimtare e UÇK, po aq i lëndon dhe fyen luftëtarët e asaj beteje, me theks dëshmorët që prehen në Kompleksin memorial të Koshares dhe familjarët e tyre që assesi s’mund të ndjehen të qetë për deri sa hordhi serbe apo dorë e zgjatur e tyre edhe gjenetike, mund të cenojnë nderin dhe integritetin e asaj lavdi e nderi kombëtarë.  Kjo është tregues edhe i dobësive të sistemit tonë të sigurisë nacionale.

Pra ministria brendshme dhe vet ministri Cvekla, ta lënë frontin me të “fortët” e UÇK, e të merret me të fortët e Serbisë, nga radhët e ushtrisë serbe të cilët jo vetëm se nuk dezertuan nga ushtria tyre, siç beri ministri Cvekla nga UÇK, por luftuan e humben me dinjitet. Sot, po kanë kurajo që ta nderojnë vendin ku lanë shokët, bashkëluftëtarët dhe heronjtë e tyre, duke provokuar me fyerje vlerat e luftës së UÇK.

Ky akt, tregues i nivelit të ult’ të sigurisë në Kosovë dhe mundësinë të cenohet edhe në forma tjera. Kjo reflekton dobësitë e policisë dhe inteligjencës kosovare, po ashtu.

Edhe më trishtues bëhet ky fakt, kur detyrohet të reagoj Policia e Kosovës me demant, se gjoja nuk është vendosur flamur serb në Koshare, (për të cilin janë kujdesur vet ish luftëtarët që të hiqet nga atje).

Kjo e bën edhe më të pa dinjitetshme forcën, e cila realisht është për çdo lëvdatë sa i përket realizimit të detyrave nga domeni i përgjegjësive që ka në rendin e brendshëm por jo dhe sigurinë nacionale.

Por, në vlerësimin tim provuar jashtë afektit, si pjesë operative e kësaj lavdie e nderi tani më të cenuar, para se të veprohet ndaj këtij flamuri serb që po ngritët në Koshare rregullisht, me theks prej zgjedhjeve të vitit 2019, së pari, duhet të hiqet lagjja e kolonëve “Lugina e Diellit”; të ndalohet liturgjia në mes të Prishtinës, në objektin simbol i krimit të regjimit millosheviqjan. lusracioni kadrovik dhe dekriminalizimi i institucioneve, e pastaj s’do përballemi me fyerje të tilla.

Këto që po ndodhin nuk mund të mbulohen me himnet për dominonë e liderit “suprem” në debatet filozofike demagogjike me pendaricën Bernabic në Tirane e gjetiu, ndërkohë që në çdo takim,  kryhet nga një shërbim administrativ ndërkombëtarë për implementim të “minishengenit” që përligj autonominë territoriale e politike serbe në veri dhe status te mrojtur deri në eksteritorialitet proserbi për objektet e trashegimisë kulturore e fetare të Kosovës.

Këto skandale diplomatike, politike e administrative, përfshi dhe vënien e flamurit në Koshare disa herë, që nga zgjedhjet e vitit 2019, mund të jenë stisur edhe nga njerëz të afërt me qeverinë!? Kjo, për t’ia mbuluar skandalet politike me kushtëzime mjegulluese dhe tërhequr vëmendjen nga temat e mëdha.

Me një fjalë kjo taktikë e qeverisë dhe aktivistëve që i rrinë në pararoje, është e vjetruar tashmë.

Kujtojmë këtu se pas çdo skandali diplomatik dhe politik ndërkombëtar dhe në dëm të shtetit, qeveritarët kanë inskenua edhe nga një skandal deklarativ politik, siç janë ato të Ministres së jashtme, të vet Kryeministrit, Ministrit të brendshëm, etj.

Kompleksi memorial i Koshares me të gjitha objektet përcjellëse, ku hyn edhe ish Kazerma ushtarake që u mor me forcen e armës së UÇK, prej ushtrisë “hyjnore” serbe, me 10 Prill ’99, duke i hequr së pari integritetin territorial të ish RFJ me 9 Prill ’99, është dashur të përligjet si objekt i rëndësisë së veçantë historike dhe kështu të jet i mbrojtur dhe siguruar, nga organet gjegjëse.

Kjo është dashur të ndodhte duke u propozuar dhe votuar në Kuvendin e Kosovës.

Thënë sinqerisht kjo edhe është pritur nga ministrat qeveritar në qeveritë e kaluara Haradinaj, Kurti e Hoti edhe më heret. Por, meqë nuk u be, tani këto janë akte të pritshme.

Edhe më tej mbetet detyrë morale e atyre që dje me gjakun e djersen e tyre, duke lënë dhe pjesë të trupit, të vihen në mbrojtje të Kosovës dhe dinjitetit tonë nga armiqtë historik serb dhe bashkëpunëtorët e sojit të tyre që s’janë pak.

Si do që të jet, GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT KOSOVË!

Lavdi të gathë dëshmorëve, heronjve dhe luftëtarëve të vërtetë që sakrifikuan për këtë ditë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera