“Jetët e futbollistëve janë në rrezik, UEFA të mos heshtë”

Autori: Gazeta inFokus
13:54 | 26 March 2019
Shoqata e trajtimit të lëndimeve të trurit, “Headway”, ka kërkuar ndërhyrje e veprim nga UEFA, pasi mbrojtësi i Zvicrës, Fabian Schar, u lejua të luante futboll edhe pasi kishte marrë një tronditje në kokë.
Lojtari i Newcastle United u rrëzua pa ndjenja, kur u përplas me Jemal Tabidze në fillim të sfidës kualifikuese të së shtunës për “Euro 2020”, kundër Gjeorgjisë, në Tbilisi.
Pavarësisht se i nevojitej trajtim për një kohë më të gjatë, edhe pse Jano Ananidze thuhet se ndërhyri dhe nuk lejoi që Schar-it t’i kthehej gjuha mbrapsht, mbrojtësi u lejua të vazhdonte të luante. Schar kishte një rol kyç në shënimin e dy golave të të tijve, në fitoren 2-0, por “Headway” është zemëruar me sjelljen e stafit mjekësor të Zvicrës, që mori përsipër një rrisk tepër të rrezikshëm, pa pyetur për mirëqenien e lojtarit.
Shefi i shoqatës në fjalë, Peter McCabe, tha: “Çfarë duhet bërë, që futbolli të trajtohet me seriozitet? Uroj që asnjë futbollist të mos ketë momente si Schar në karrierën e vet. Më e rëndësishmja është jeta e tyre dhe shëndeti afatgjatë. Mirëpo, këto gjëra rrezikohen nga paaftësia e sportit për të ndjekur protokollet e veta mjekësore.
Thjesht, vendimi për ta lejuar Fabian Scharin që të kthehet në fushën e lojës, pas një tronditje të qartë në kokë, nuk ishte vetëm veprim tepër i rrezikshëm, por edhe një shpërfillje e qartë e detyrës.
Komentet e Schar pas ndeshjes janë gjithashtu thellësisht shqetësuese dhe tregojnë mungesën e ndërgjegjësimit dhe të kuptuarit të rrezikut real midis futbollistëve. UEFA duhet të fillojë menjëherë një hetim mbi incidentin dhe të shpjegojë pse nuk janë ndjekur protokollet përkatëse mjekësore”.
Pas incidentit të frikshëm, Schar i tha “Blick”: “Duket e tmerrshme, nuk mbaj mend asgjë, isha jashtë kësaj jete për disa sekonda. Kafka e kokës ende është duke më rrahur, kam dhimbje në qafë dhe një plagë mbi ballin tim, por ia vlejti fitorja”.

Të tjera
-
Ish-kreu i Apelit: Vendimet e fundit të Qeverisë janë të kundërligjshme, mund të anulohen
Ligji për Qeverinë e Kosovës, i miratuar nga Qeveria e Albin Kurtit në vitin ...
-
26 vjet nga mas* akra në Poklek dhe Çikatovë
Sot bëhen 26 vjet nga masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjet...
-
Bajrami: Letra e Kurtit s’ishte dorëheqje por njoftim
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka hedhur kritika ndaj kryeministrit në ...
-
Të akuzuarit për sulmi* n në Banjskë dalin sot para gjykatës
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot mbahet seanca e parë për rastin e sulm...
-
SHBA do të mbajë bisedime me Evropën për Ukrainën
I dërguari i posaçëm i Donald Trump, Steve Witkoff, dhe diplomati i lartë ame...
-
Seanca konstituive vazhdon sot nga ora 12.00
Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se seanca konstituive e radhës mbahet sot ...
-
Parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot mjaft të ndryshueshëm, edhe pse gjatë dite...
-
Rasti i foshnjës që u fut në rrobalarëse në Spitalin e Pejës, mbahet seanca e parë gjyqësore
Gati tri vite pas ngjarjes së rëndë, dy të akuzuarit, S.I. dhe E.A., punonjës...
-
Kë do votonte Tirana nëse zgjedhjet do mbaheshin sot?
Barometri Euronews-Albania ka sjell për publikun matjet e dyta politike për Q...
-
Përpjekje për “peshkim”, Lushaku-Sadriu: Dy deputetë të LDK’së u kontaktuan nga VV’ja, por morën përgjigjen e duhur
Deputetja e LDK’së, Jehona Lushaku-Sadriu ka folur sa i përket mundësisë së ‘...
-
Zbulohen detaje nga takimi i diskutueshëm: Trump e “përzuri” Muskun nga Pentagoni
Para disa javësh, mediat në SHBA raportuan se Elon Musk ishte parashikuar të ...
-
Bajrami: Kurti s’është aq i çmendur të mendoj sa të tjerët ia duan shtetin më shumë se LDK-ja
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se gjuhen polarizuese në skenën...