Jeta e dyfishtë e Walker, prej dy vitesh mbrojtësi ka jetuar me “dy familje”
Autori: Gazeta inFokus
09:42 | 18 January 2024
Lajmet e fundit që janë bërë publike rreth jetës private të mbrojtësit të Manchester City-t, Kyle Walker duken të pabesueshme.
Futbollisti i kombëtares angleze prej dy vitesh ka zhvilluar jetë të dyfishtë, ndërsa ka mbajtur martesën me gruan e tij Annie Kilner, me të cilën u nda së fundmi, si dhe ka pasur lidhje edhe me modelen Lauryn Goodman, me të cilën ka edhe fëmijë.
Vetë Goodman zbuloi gjithçka gjatë një interviste për “The Sun”: “I thashë Kyle se duhej t’i tregonte gjithçka Annie-t. Kush është babai i vajzës sonë sepse ne duhet të jetonim jetën të lirë në 2024-ën. Nëse të gjithë e dinë se si është situata, atëherë mund të merren vendimet e duhura.
Unë nuk doja të isha unë ajo që do i tregonte të vërtetën Annie-t, por Kyle ishte shumë i dobët për t’i thënë asaj. Annie kishte nevojë të dinte të gjithë të vërtetën më parë se ajo histori të bëhej publike.
Kyle ishte i lumtur që e fshihte të vërtetën, pasi kishte dy familje, ai kishte frikë se çfarë mund të ndodhte kur dhe nëse Annie e merrte vesh. Nuk doja që ata të ndaheshin apo të vuanin, por ishte një situatë që duhej të dilte në dritë. Për të mirën e të gjithëve”.
Vetë Goodman shpjegoi më tej se ishte ajo vetë që e informoi Kilner për atë që ndodhi me një analizë të ADN-së së vajzës së saj dhe madje edhe një foto të vajzës së bashku me Kyle Walker.
Pas këtyre ndodhive çifti Kyle dhe Annie janë duke jetuar të ndarë, ndonëse ende anjëri prej tyre nuk ka bërë kërkesë për divorc, ndërkohë që kjo e fundit është shtatzënë me fëmijën e katërt të mbrojtësit.



T� tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër (e Premte) në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ngrohtë për këtë periudhë ...
-
Takimi në Dublin i Komunitetit Politik Europian, AP rikujton qëndrimin e kritikëve: Forum që përpiqet ta frenojë zgjerimin e BE
Udhëheqës nga më shumë se 40 vende evropiane u mblodhën të enjten buzë lumit ...
-
Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës
Një anije luftarake ruse është sulmuar të mërkurën në Gjirin e Finlandës nga ...
-
Zyrtarizohet koalicioni VV-LDK në Shtime, LDK merr katër drejtori dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zyrtarizuar marrëv...
-
Ebola pranë minierës së arit, Barrick dërgon një pjesë të punonjësve në pushim
Barrick Mining po dërgon në pushim të përkohshëm disa punonjës dhe nënkontrak...
-
Microsoft 365 përballet me ndërprerje të gjera, preken Outlook, Teams dhe Copilot
Një ndërprerje e gjerë në shërbimet e Microsoft ka shkaktuar probleme me qasj...
-
Bekteshi akuzon VV-në për manipulim të zgjedhjeve në Obiliq: “Fitorja ishte e vjedhur”
Linda Bekteshi ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi, duke akuzuar ...
-
“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se në takimin në kuadër të punim...
-
Ministria e Shëndetësisë ua anulon takimin, profesionistët shëndetësorë paralajmërojnë protesta
Profesionistët shëndetësorë kanë shprehur zhgënjimin dhe indinjatën e tyre nd...
-
Luhatjet në aksionet e inteligjencës artificiale, FMN-ja monitoron rrezikun për ekonominë
Fondi Monetar Ndërkombëtar po ndjek luhatjet në aksionet e kompanive të intel...
-
Mercedes ndal investimet e mëtejshme në Gjermani, shqyrton edhe mbylljen e fabrikave
Mercedes-Benz ka vendosur të ndalë investimet e mëtejshme në njësitë e saj në...
-
Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka anuluar një takim që e kishte caktu...



































