Lajme

Jep dorëheqje kryeshefi i “Prishtina Parking”, thotë se ndërmarrja është në rrezik për falimentim

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 22 August 2022

Liridon Restelica ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes publike “Prishtina Parking”.

Në letrën e dorëheqjes (19.08.2022), Restelica ka treguar se dorëheqja vije për shkak të presioneve që ka pasur nga aksionarët e Kuvendit Komunal.

Ai thotë se ndërmarrja është në rrezik për falimentim.

-Advertisement-

“Dorëheqja vije si pasojë e presionit nga Aksionarët e Kuvendi Komunal në NPL Prishtina Parking si dhe nga u.d. i Bordit të drejtoreve të NPL Prishtina Parking Sh.A. për nderprerjen e kontratës për menaxhimin e softuerit për menaxhimin e parkingjeve publike ne Komunën e Prishtinës.

Une konstatoj se kontrata në fjalë është kontratê e cila i ka bërë nderë dhe ka rol kyc në funksionalizimin e NPL Prishtina Parking Sh.A.ku pa të cilën ne si ndermarce nuk kishim pas mundësi të kemi sukseset te cilat i ka sot Ndermarrja, dhe si themelues i NPL Prishtina Parking Sh.A ne Komunën e Prishtines nuk toleroj që persona me Motive per përfitime personale tê shkaterrojne nie institucion i cill aktualisht ështe shembulli më i mire i menaxhimit te institucioneve publike ne vend.

Kryesuesi i Aksionareve dhe kryesuesi i Bordit jo profesional me tendenca për perfitime personale të cilët nga dita e parë nuk kane mbajt as edhe nje mbledhje të rregullt, me tendenca të menaxhimit me presion përmes Telefonit është e pa pranueshme për mua. Andaj unë me përgjegjësi të plote konstatoj se ndermarrja është në rrezik për falimentim me persona te tille”, ka thënë ai./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera