Fokus

“Je shumë e vogël me u marrë me mu”, drejtori i QKMF-së në Obiliq kểrcểnon e ofendon gazetaren, nuk lejon të xhirohet objekti i mykur

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 26 June 2024

Qytetarët e Obiliqit iu drejtuan redaksisë së Gazetës Infokus pasi në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare panë një gjendje të tmerrshme myku në katin e parë ku ofrohen shërbime për banorët e kësaj zone.

Infokusi dërgoi një ekip atje mirëpo si duket kjo nuk i pëlqeu drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq, Haki Jasharit i cili  ka kërcënuar dhe ofenduar gazetaren, Hateme Smajli pasi kërkoi nga ai një deklaratë se pse ka ndodhur kjo, si dhe të merrte pamje brenda objektit.

“A don me të tregu shqip, je shumë e vogël për me u marr me mua”, “kush është shefi yt, tash ti thërras unë ata ty” dëgjohet duke thënë Haki Jashari, pasi ekipi i Infokusit ishin vetëm duke kryer punën e tyre.

-Advertisement-

Ndryshe kjo problematikë që po i shqetëson qytetarët e Obiliqit pritet të diskutohet sot në Kuvendin Komunal të kësaj komune, ku i ftuar është edhe drejtori i QKMF-së, sipas asaj që ai vetë thotë gjatë reagimit kundrejt gazetares.

Asamblistët e Kuvendit Komunal të Obiliqit sipas Jasharit e ftuan atë në këtë seancë të raportojë pikërisht për gjendjen në objektin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Ndiqni më poshtë storien, momentin kur Haki Jashari kërcënon ekipin e Infokusit:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera