Java e pestë e grevës, ky është veprimi i fundit nga Këshilli i Prindërve
Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 28 September 2022
Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës iu është drejtuar me një letër të përbashkët presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe kryesisë së SBAShK-ut, të cilëve iu është kërkuar që urgjentisht të gjendet një zgjidhje, në mënyrë që nxënësit të fillojnë mësimin.
“Ne si Kryesi e Këshillit të Prindërve të Kosovës, duke parë se gjendja me grevën në shkollat tona tanimë e ka humbur çdo arsye, ju drejtohemi me kërkesën që të lëvizni urgjentisht në mënyrë që nxënësit të kthehen në bankat shkollore!”, thuhet në letër.
“Ne si prindër, shumë herë jemi ndier të pafuqishëm dhe të zhgënjyer me gjendjen e krijuar. Deri më sot nuk i kemi drejtuar gishtin askujt për t’i kërkuar përgjegjësi për veprimet që po ndodhin në arsim. Sot, konsiderojmë se jemi sfiduar qenësisht dhe gjendja me të cilën po përballemi nuk ka më asnjë kuptim, sepse prindërit kanë filluar ta humbin durimin”.
Tutje në letër, Këshilli i Prindërve paralajmëroi se nëse deri më 1 tetor nuk arrihet një marrëveshje mes Qeverisë dhe SBAShK-ut, do të organizohet protestë.
“Nëse deri të shtunën, me datë 1 tetor nuk gjendet zgjidhja, atëherë prindërit do të jenë të detyruar që të shprehin indinjatën e tyre përmes protestës!”, thuhet në letër.“Ju ftojmë edhe një herë që të adresoni kërkesën tonë me prioritet të lartë!”, përfundoi Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës.
Të tjera
-
Me inciativë të Pacollit, së shpejti një shesh në Nairobi do të emërohet me emrin e Nënë Tereza- do të ngritet edhe shtatore
Jetlir Zyberaj, ish-shefi i stafit të ish-presidentit Behgjet Pacolli, ka njo...
-
“Qytetarët e Klinës janë forca ime dhe e AAK-së”- Haxhi Ibishi me plotë emocione flet për hapjen e fushatës së AAK-së
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Ibishi me n...
-
Arrestimi i Arsenijeviqit në veri, deklarohen nga Policia e Kosovës
Kryetari i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq është liruar pas arresti...
-
Valdrin Sahiti i ashpër për politikanët: Aty ka njerëz që s’kanë menaxhu as në shtëpi të vet
Figura nga kultura e sporti i janë bashkuar partive politike për të garuar në...
-
Xhemaili i AAK-së: Kjo madhështi e hapjes së fushatës na përcjell drejt fitores me 9 shkurt
Kandidati për deputet nga koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me n...
-
Haradinaj: Kurti në pozicionin e njëjtë me Dodikun dhe Vuçiqin sa i përket angazhimit për anëtarësim në NATO
Kandidati i AAK-së për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikua...
-
Krasniqi për Qeverinë Kurti: Mburracakë jokompetentë që s’kanë bërë asgjë, potenciali i Kosovës u shpërdorua për katër vjet
Sonte, në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës ka...
-
Bedri Hamza: Me masivitet të jashtëzakonshëm Ferizaj i dha sonte mbështetje misionit tonë për Kosovën
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, nga tubimi në Fe...
-
“Albin Kurti është enciklopedi e gjallë. Fat i mirë që e kemi kryeministër”, ky është vlerësimi i babait të Doarsa Kicës, “të përkëdhelurës” së Lumir Abdixhikut të LDK-së
Babai i Doarsa Kicës, Xhelil Kica, profesori i njohur dhe i respektuar, ka dh...
-
Minatori i Trepçës i dhuron Albin Kurtit gur të çmuar pasi përfundoi fjalimin në tubimin në Mitrovicë
Një minator i Minierës së Trepçës ka sjellur një gur të çmuar në tubimin e Lë...
-
Arsenijeviq pengon policinë, momenti kur arrestohet në Mitrovicë (PAMJE)
Kryetari i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është ndaluar në shëtit...
-
Hamza: Ju siguroj që me mua si kryeministër, Kosova do të jetë më e zhvilluar
Kandidati i Partisë Demorkatike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, par...