Java e parë e presidentit Biden në detyrë
Autori: Gazeta inFokus 06:46 | 29 January 2021
Në javën e parë të plotë në detyrë, Presidenti Joe Biden është përqëndruar në anulimin e shumë politikave të ish-Presidentit Trump dhe prezantimin e planeve në përgjigje të pandemisë si dhe të politikave për ekonominë, imigracionin dhe klimën. Materiali në vazhdim analizon si mund të priten këto politika nga popullata në një klimë përçarjesh të thella politike.
Presidenti Joe Biden filloi mandatin më 20 janar me një mesazh uniteti. “Me unitet mund të arrijmë shumë gjëra të rëndësishme, të mëdha. Mund të ndreqim problemet, të kthejmë njerëzit në punë”. Në javën e parë të plotë në detyrë, presidenti demokrat Biden zhbëri shumë nga politikat e vëna në zbatim nga pararendësi, republikani Donald Trump, në energjetikë, politikë të jashtme, imigracion dhe sektorë të tjerë.
Shumë prej tyre ishin premtime të bëra gjatë fushatës. Por disa republikanë, ndër ta Senatori Marco Rubio i cilësojnë këto veprime si “akte të nxituara ekzekutive”. “Tani kemi një president që në fjalë prezantohet si i qendrës, por që qeveris sikur përfaqëson të majtën ekstreme. Nuk do të rrimë pasivë kur shohim gjëra të tilla,” tha zoti Rubio.
Disa vëzhgues thonë se veprimet e zotit Biden sinjalizojnë se administrata e tij do të marrë një kthesë të fortë për t’u larguar nga politikat e administratës së mëparshme. “Janë sinjale të lëvizjes në një drejtim të ndryshëm nga administrata e mëparshme dhe pa dyshim kjo nuk ndodh pa një farë rezistence. Por ka një numër anketash që tregojnë se shumë nga këto politika janë mjaft popullore,” thotë Julia Azari me Univeristeitn Marquette.
Siç është për shembull urdhëri ekzekutiv që lejon transgjinorët të shërbejnë përsëri në ushtrinë amerikane. 70% e amerikanëve e mbështesin këtë politikë, sipas një ankete të Gallupit në 2019. Thirrja e Presidentit Biden për unitet dhe aktet e tij të para ekzekutive, thonë vëzhguesit, pasqyrojnë qëndrimin që mbajti ish-Presidenti Obama, i cili e filloi punën gjatë një krize financiare.
Zoti Biden përballet me një tjetër krizë: pandeminë e koronavirusit që ka shkaktuar më shumë se 400 mijë viktima në Shtetet e Bashkuara dhe një goditje të rëndë të ekonomisë. “Me politikat e Presidentit Obama, shpesh mesazhi i përcjellë nuk arrinte të bashkonte të djathtën me të majtën. Besoj se nuk do funksionojë as këtë radhë. Ata nisen me bindjen se kjo është më e mira që mund të bëjnë mes vendimeve të vështira përballë një kombi të përçarë,” thotë Nicholas Beauchamp me Universitetin Northeastern.
Presidenti Biden thotë se mbështet procesin e dytë gjyqësor kundër zotit Trump që do të fillojë në Senat më 9 shkurt. Dhoma e Përfaqësuesve ngriti akuzën për “nxitje të rebelimit” kundër ish-presidentit Trump lidhur me sulmin e dhunshëm në Kapitol më 6 janar. Ish-Presidenti Trump e ka dënuar dhunën dhe u del në mbrojtje veprimeve të tij. Por demokratët thonë se ai duhet të japë llogari.
Thirrja e Presidentit Biden për unitet synon të bashkojë kombin përreth vlerave demokratike, ndërkohë që ai po ndjek një vijë politike që ka acaruar shumë republikanë. Zonja Azari nuk sheh këtu ndonjë kontradiktë. “Dy palët do të përplasen lidhur me politikat. Është normale; nuk ka përse të ketë unitet kur flitet për politika”. Republikanët mund ta akuzojnë presidentin se po përpiqet të fshijë gjurmën historike të pararendësit të tij. Të njëjtën akuzë bënë demokratët kundër ish-Presidentit Trump katër vjet më parë./VOA
Të tjera
-
Basha në BBC: Krizë besimi, sistemi politik ka dështuar ndaj qytetarëve
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio d...
-
Krasniqi i përgjigjet Vuçiqit për zgjedhjet në komunat veriore: S’shoh mundësi që të mbahen para tetorit të 2025-s
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të...
-
40 minuta në lụftë me grupin e Radojiçiqit: Si ndodhi sụlmi ku u vrạ polici Afrim Bunjaku?
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Koloneli amerikan në pension: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Koloneli amerikan tashmë në pension, Todd Jacobus, i cili ka shërbyer në Gard...
-
Mefail Bajqinovci: Kosova po përparon me hapa të mëdhenjë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqiovci, ka shkruar të shtunën në ...
-
Dëshmitari tregon sa paguhej një pjesëtar i grupit nga Milan Radojiçiq
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Në Holandë mbahet takimi rajonal për personat e zhdukur, pjesëmarrëse edhe Kosova
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në...
-
“Me koordinim a pa koordinim”, Molliqaj ironizon me deklaratat e Kurtit, Gërvallës dhe Krasniqit për Urën e Ibrit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka postuar përmble...
-
Bie mbi një metër borë në zonën e njohur turistike në Austri
Pamje sureale vijnë nga Austria, ku në më pak se 24 orë ra më shumë se një me...
-
Besnik Tahiri: Amerika vazhdon të ketë ndjeshmëri të lartë për Kosovën
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, po qëndron në Teksas të ...
-
Brestovci paralajmëron rikthimin e gjendjes së mjerueshme me mbeturina në Kryeqytet, për këtë fajëson PDK-në
Drejtori i Shërbimeve Publike në Kryeqytet, Bekim Brestovci, ka akuzuar Parti...
-
Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave për Kosovën
Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa ...