Java e Ligës së Kombeve, ju njohim me kompeticionin e ri të UEFA-s
Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 03 September 2018
UEFA ka menduar që të krijojë një kometicion të ri për Kombëtaret, për të evituar në një farë mënyre takimet miqësore, që në thelb nuk është se kishin ndonjë vlerë të madhe, por në të njëjtën kohë t’u krijojë mundësinë përfaqësueseve një rrugë alternative për të marrë një biletë për në Kampionatin Europian.
Më poshtë do ju njohim ose më saktë do ju kujtojmë se çfarë është Liga e Kombeve që nis rrugëtimin e saj pikërisht këtë javë.
ÇFARË ËSHTË LIGA E KOMBEVE?
Janë ndërtuar katër liga me katër grupe secila. Katër fitueset e ligave do të arrijnë që të kualifikohen për në Kampionatin Europian. Skuadrat e para të çdo grupi do të ndeshen në muajin qershor mes tyre për të përcaktuar fituesen e Ligës, që shkon në Europiane. Në anën tjetër do të funksionojë si një kampionat, pasi skuadrat që renditen në vendin e fundit do të bien një ligë më poshtë, ndërsa ata që fitojnë ngjiten një ligë më lart, pavarësisht nëse mund ta fitojnë ligën apo jo.
SI ËSHTË FORMUAR?
55 Kombëtare u ndanë në katër liga sipas koeficientëve të tyre përkatës. Pas ndarjes së vazove në bazë të koeficionetit me short u përcaktuan dhe grupet.
Liga A:
Grupi 1: Gjermania, Franca, Holanda.
Grupi 2: Belgjika, Zvicra, Islanda
Grupi 3: Portugalia, Italia, Polonia.
Grupi 4: Spanja, Anglia, Kroacia.
Liga B:
Grupi 1: Sllovakia, Ukraina, Republika Çeke.
Grupi 2: Rusia *, Suedia, Turqia.
Grupi 3: Austria, Bosnje-Hercegovina, Irlanda Veriore.
Grupi 4: Uells, Republika e Irlandës, Danimarka.
Liga C:
Grupi 1: Skoci, Shqipëri, Izrael.
Grupi 2: Hungaria, Greqia, Finlanda, Estonia.
Grupi 3: Sllovenia, Norvegjia *, Bullgaria, Qipro.
Grupi 4: Rumania, Serbia, Mali i Zi, Lituania.
Liga D:
Grupi 1: Gjeorgjia, Letonia, Kazakistani, Andorra.
Grupi 2: Bjellorusia, Luksemburgu, Moldavia, San Marino.
Grupi 3: Azerbajxhani, Ishujt Faroe, Maltë, Kosovë.
Grupi 4: Maqedonia, Armenia, Lihtenshtejni, Gjibraltari.
SI MUND TE KUALIFIKOHEN PER EURO 2020?
Numri i skuadrave që marrin pjesë në Europian do të jetë i njëjtë me atë të edicionit të shkuar, por për të evituar fazën “play-off” të vendeve të treta, do të shërbejë pikërisht Liga e Kombeve. Nëse ndodh që ndonjëra prej skuadrave që janë në garë për të fituar Ligën e Kombeve e ka siguruar kualifikimin nga kualifikueset e Europianit, atëherë do të avancojë më tej skuadra që ka arritur të pozicionohet pas tyre në Ligën e Kombeve. (Marrim shembullin nëse Kosova ka mundur të fitojë grupin në Ligën e Kombeve, por njëkohësisht e ka marrë një biletë nga kualifikueset e Europianit skuadra që ka bërë mirë pas Kosovës në Ligën e Kombeve merr biletën e radhës për të shkuar në Europian).
DATAT
Datat për ndeshjet janë si më poshtë:
Ndeshja e 1: 6-8 shtator 2018
Ndeshja 2: 9-11 shtator 2018
Ndeshja 3: 11-13 tetor 2018
Ndeshja 4: 14-16 tetor 2018
Ndeshja 5: 15-17 Nëntor 2018
Ndeshja 6: 18-20 Nëntor 2018
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe atyre t...
-
Shqipëri: Çmimet e banesave do shtrenjtohen, pritet rritje deri në 15%
Çmimet globale të banesave pritet të rriten në dy vjetët e ardhshëm. Projeksi...
-
Bazuar në ligj, puna e Kuvendit mbyllet një ditë para fushatës
Kuvendi, sipas Institutit Demokratik të Kosovës, thuajse e ka përfunduar ...
-
Vlora Çitaku sfidon VV-në: Mund të ikni nga debatet por jo nga 9 shkurti
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka ...
-
Rukiqi: Po harrojmë se Kosova është nën sanksione, shumë projekte janë peng i tyre
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar qasjen ...
-
20 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova
Njëzetë minuta është pritja e veturave për të dalë nga Kosova në pikëkalimin ...
-
KQZ nesër miraton fletëvotimin, të enjten nisë votimi jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet, të mërkurën, ku do ta miratojë...
-
Dakaj: Kurti në dy intervistat e fundit, reflektoi frikë dhe panik në këto zgjedhje, ka frikë prej mediave e ndërkombëtarëve
Gazetari Shkelzen Dakaj, ka potencuar se kryeministri Albin Kurti po frikohet...
-
Viti 2025, vendimtar për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Viti 2025 pritet të jetë viti vendimtar për procesin gjyqësor ndaj Hashim Tha...
-
Shala thotë se Kurti po manipulon për të hyrat e “Ibër-Lepencit”: Veprimet dhe korrupsioni i kësaj qeverie duhet të hetohen nga Prokuroria Speciale
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, deklaroi s...
-
Biznesmeni kosovar mezi mbanë lotët, pasi tregon historinë e tij rrëqethëse “Ai malli për nanen e baben, nuk edi…”
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e...
-
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit vizitë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi – DASH jep detaje mbi temat që do të diskutojë
Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R....