Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
21:00 | 26 October 2026 Autori: InfokusiDeputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegjësi institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke ngritur shqetësimin për mungesën e mbrojtjes së grave që përballen me dhunë në familje.
Gjatë seancës së Kuvendit, Ymeri është ngritur në këmbë, duke mbajtur në dorë një fletë me mbishkrimin “Pa fëmijë, pa familje”.
“Unë e kam ndërmend t’ju tregoj se çfarë i bëni ju një gruaje që është e dhunuar dhe e frikësuar. Ku e çoni ju këtë grua? Ku e çoni ju këtë grua?”, ka thënë ajo.
Ymeri ka ilustruar pasigurinë me të cilën përballen gratë që kërkojnë ndihmë nga institucionet, duke paraqitur situatën e një viktime të dhunës në familje.
“Te vëllai s’du, te burri më ka rrehë… Mos më çoni në QPS, në QPS vritem, qysh jam vra në Ferizaj”, ka thënë Ymeri, duke paraqitur fjalët e një gruaje që kërkon mbrojtje.
Ajo ka thënë se pushteti po flet që “duhet, duhet” të mirren përgjegjësitë, por sipas saj, s’po marrin asnjë përgjegjësi vetë. “Kush duhet për juve” ka përfunduar Ymeri duke iu drejtuar minsitres Gërvalla.























