Sport

James Rodriguez tregon të ardhmen e tij

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 30 July 2018

James Rodriguez ka përjashtuar një rikthim në Real Madrid këtë sezon dhe thotë se ai është duke menduar vetëm për Bayern Munchen-in.

Duke ateruar së fundmi në Miami për ndeshjet parasezonale të Bayern Munich në ICC, i huazuari i Real Madridit te Bayerni ka folur për të ardhmen e tij dhe përjashtoi mundësinë e kthimit të tij në Bernabeu.

“Ne jemi një skuadër homogjene, dhe me këtë gjithçka është e mundur. Dua t’a fitojë Champions Leaugen me Bayernin me çdo kusht. Ka shumë thashetheme, por jam i lumtur në Mynih. Jam duke menduar vetëm për Bayernin.” – theksoi kolumbiani.

-Advertisement-

“Kur e shikojë vitin tim të parë këtu, ndihem shumë i kënaqur. Por unë dua të fitoj më shumë tituj këtë vit, dhe gjithashtu të jem një kontribues i madh për skuadrën.” – vazhdoi më tutje James Rodriguez.

Klubi gjerman gjithashtu ka ndarë një fotografi në rrjetet sociale të trajnerit të ri të Bavarezëve, Niko Kovac me lojtarin në fjalë, që ndajnë me buzëqeshje dhe të lumtur një përshëndetje. Javën e kaluar, Kovac deklaroi se ai po e llogarit sulmuesin kolumbian për sezonin e ardhshëm dhe konfirmoi qëndrimin e tij në Gjermani.

“Kemi një kontratë huazimi të vlefshme dhe kjo do të përfundojë vetëm nëse e marrim këtë opsion. Ai do të qëndrojë këtu.” – tha trajneri gjermano-kroat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera