Fokus

“Jam pajtu me faktin se unë mund të bëhem vra*es”, Befason Resul Sinani me deklaratën e tij

Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 16 December 2023

Moderatori i njohur, Resul Sinani, këtë javë i ftuar në emisionin “ZGJOHU”, nën moderimin e Era Berishës ka folur për sfidën më të madhe që ka kaluar në jetë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai në këtë emision ka thënë se sfida e tij më e madhe dhe që ka lënë gjurmë në jetën e tij ka qenë peridha e luftës kur ka qenë 19 vjec.

“Periudhë e vështirë reflektimi por që unë e kam marrë një vendim është periudha kur unë kam dashur të shkojë në luftë përshembull, kam qenë 19 20 vjec, në atë periudhë unë nuk kam shku pavetëdije ashtu sic nuk kanë shku shumë të tjerë, dhe kush ka shku në luftë kush ka vendos të bëhet pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me vetëdije sigurisht që ka reflektu edhe ka mendu dhe ka shku tek limitet e mendimit ose tek trysnija e reflektimit mendor që i bie para se me shku kam pas tre vendime të rëndësishme, 1 jam pajtu me vdekjen…. e dyta jam pajtu me faktin që unë mund të bëhem vrasës… dhe e treta jam pajtu se mundem me ba vetëvrasje sepse asnjëri prej neve nuk donim të binim të gjallë në dorën e armikut”, është shprehur Sinani në emisionin “ZGJOHU”.

-Advertisement-

Për të parë deklaratën e plotë të moderatorit, ndiqeni emisionin e plotë në platformën online Youtube, Gazeta Infokus dhe në Facebook, Infokus Plus:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera