Jabllanoviq: Në Veri po riparohen dhe zgjerohen rrugë rurale – shenjë se barrikadat s’hiqen shpejt
Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 23 December 2022
Rrugët që çojnë në dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë të paralizuara për gati afër dy javë si rezultat i barrikadave që janë vendosur nga serbët lokalë. Policia e Kosovës që po kujdeset për sigurinë dhe rendin në atë pjesë kohë pas kohe po asistohet nga KFOR-i dhe EULEX-i. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, që fillimisht e mohoi se ka gisht në vendosjen e barrikadave, tha se kusht për heqjen e tyre është formimi i Asociacionit. Ish -kryetari i Listës Srpska Aleksandar Jabllanoviq thotë se në atë pjesë po zgjerohen dhe riparohen rrugët e vjetra që sipas tij tregon se barrikadat nuk hiqen shpejt.
Jo të gjithë serbët në Veri pajtohen me barrikadat. Pronari i “TV Mir” nga Leposaviqi, Nenad Radosavljeviq, ka deklaruar për N1 se barrikadat nuk kanë qëllim t’i përmbushin kërkesat e komunitetit serb, por pushtetin e Listës Srpska në veri të Kosovës. Radosovljeviq thotë se barrikadat janë “një mënyrë joinstitucionale që Lista Serbe të tregojë se është ende “fuqi supreme”. Sipas tij, “ata i bindin naivët se ky është një akt patriotik, se kjo është për shpëtimin e Serbisë dhe ka njerëz të tillë që i besojnë”.
“Ata e bindin veten se është e vërtetë”, thotë Radosavljeviq.
Kushti i Serbisë për heqjen e barrikadave është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kjo u pohua nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili fillimisht e mohoi se ka dorë në to.
Ndërkohë autoritetet e Kosovës janë duke e pritur KFOR-in për çështjen e heqjes së barrikadave nga rrugët në veri të vendit, por kjo nuk po ndodhë. Gjithë kjo situatë ka rrjedhur pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës Dejan Pantiç. Ministri i Brendshëm Xhelal Svecla dje në një konferencë për media tha se shteti ka kapacitet t’i largojë barrikadat. Ditë më parë Kryeministri Kurti shprehu shqetësimin në Thë Guardian se heqja me forcë e barrikadave mund të shkaktojë viktima. Kurti, në ditët e para të barrikadave ka folur për një afat që e ka përmendur KFOR’i, por kjo s’është përmendur më. Ambasadori gjerman në Kosovë ndërkaq ka kërkuar që rrugët të lirohen për festat e fundvitit.
Ish-kryetari i Listës Serbe dhe ish-ministri për Kthim dhe Komunitetet, Aleksandar Jabllanoviq ka folur për Gazetën Express rreth këtyre zhvillimeve.
Ai po ashtu ka thënë se barrikadat janë duke e penguar jetën normale të qytetarëve të zakonshëm që jetojnë në atë pjesë dhe se ato janë ngritur nga njerëzit e Listës Serbe.
Sipas tij, barrikadat s’janë ngritur nga qytetarët serbë sepse asnjë nuk shkon tek barrikadat për shkak të bindjes, por sepse është bërë obligim pune.
“S’ka shumë filozofi të madhe, barrikadat në rend të parë janë pengesë për jetën normale të qytetarëve të zakonshëm, ato janë ngritur nga vullneti i njerëzve që vijnë nga një opsion politik (Lista Serbe). Këto barrikada s’janë ngritur nga populli serb, sepse asnjë s’shkon aty për shkak të bindjes, por është obligim pune”, ka thënë Jabllanoviq.
Ish-kreu u Listës Serbe tutje thotë se sado që kalojnë ditët kërkesat e Listës Serbe do të rriten dhe do të jetë edhe më e vështirë për t’i hequr barrikadat.
“Me kalimin e kohës dhe mbetjen e barrikadave do të ketë edhe më shumë kërkesa nga Lista Serbe dhe do ta jetë edhe më e vështirë heqja e barrikadave me kalimin e kohës”, ka thënë Jabllanobiq.
I pyetur rreth ndërtimit të rrugëve të reja në atë pjesë, Jabllanoviq ka thënë se me aq sa është në dijeni nuk janë duke u ndërtuar rrugë të reja por vetëm po zgjerohen dhe riparohen rrugët ekzistuese rurale që kanë ekzistuar për kohë të gjatë por që janë në gjendje të keqe.
Sipas tij kjo tregon se ata s’ka plane që barrikadat të largohen brenda një kohe të shkurtër.
“Me sa di unë nuk po ndërtohen rrugë të reja, po zgjerohen dhe po riparohen rrugët rurale që ekzistojnë prej kohësh por janë në gjendje të keqe. . Kjo më tregon se nuk ka plane për të hequr barrikadat së shpejti”, ka përfunduar Jabllanoviq.
Të tjera
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...