Sport

Ja te cila skuadër skandinave po stërvitet Anel Rashkaj!

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 13 October 2017

Ish-kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj befasoi të gjithë me largimin e tij nga Prishtina. Por, futbollisti kosovar tani kohën po e kalon në Suedi te klubi i Halmstadit, shkruan IndeksOnline.

Rashkaj i cili la futbollin suedez dhe erdhi te Prishtina, për disa arsye personale u largua nga Kosova vetëm pas 3 javësh.

IndeksOnline, kontaktoi me të dhe mësoi se ku është duke u stërvitur që prej largimit nga klubi kryeqytetas.

-Advertisement-

“Herët është njëherë për të ardhmen, pasi që kampionati kryhet këtu edhe tre javë. Për momentin jam duke ushtruar te klubi Halmstadit, për ta mbajtur formën. I kam kërkuar atyre që të stërvit me ta, pasi nuk është e njëjtë ta bësh këtë vet dhe me ekip. Ata pranuan dhe jam falënderues”, ka thënë Rashkaj për IndeksOnline.

Kujtojmë se te klubi i Halmstads kosovari ka qëndruar për më shumë se shtatë vite, duke zhvilluar afro 200 paraqitje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion

Të tjera