Fun & Video

Ja si është vjedhur kupa botërore

Autori: Gazeta inFokus 08:03 | 19 December 2018

Kupa botërore e FIFA-s, Juless Rimet, më 19 dhjetor të vitit 1983, vidhet në Brazil.

Në vitin 1970, ekipi brazilian fitoi kupën për herë të tretë, duke u lejuar për t’a mbajtur përgjithmonë kupën origjinale prej ari, siç ishte përcaktuar nga kryetari i parë i FIFA-s, Jules Rimet, në vitin 1929.

Kupa mbahej e ekspozuar në selinë e Konfederatës braziliane të Fotbollit në Rio de Janeiro në një kabinet me xham rezistent ndaj plumbit.

-Advertisement-

Më 19 dhjetor 1983 ,pjesa e pasme prej druri e kabinetit u ça me një levë dhe kupa u vodh.

Katër persona u dënuan në mungesë për krimin. Kupa nuk është gjetur , ndërsa besohet se është shkrirë, duke u kthyer në shufra ose pllaka ari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera