Sport

Ja si e festuan futbollistët e Llapit fitoren ndaj Ballkanit

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 28 February 2021

Llapi ka arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme mesditën e së dielës, shkruan Gazeta inFokus.

Llapjanët kanë triumfuar ndaj Ballkanit me rezultat minimal 1-0, në sfidën e vlefshme për xhiron e 22-të në Superligë.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, golin e vetëm për ekipin e drejtuar nga trajneri, Tahir Batatina, e shënoi Edon Sadriu në minutën e 69’.

-Advertisement-

Pas ndeshjes futbollistët e Llapit kanë festuar në zhveshtore fitoren ndaj suharekasve.

“Festë e ëmbël, fitore e merituar”, shkruan faqja zyrtare e ekipit nga Podujeva.

Më poshtë keni festën e lojtarëve të skuadrës së Llapit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera