Lajme

Ja se kur do të mbahet mbledhja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 01 June 2022

Në fund të qershorit mblidhet Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, Kurti u kërkon ministrave të përgatiten

Në fund të muajit qershor do të mbahet mbledhja e radhës e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Pas asaj të fundit që u mbajt më 26 nëntor në Elbasan, kësaj radhe dy qeveritë do të takohen në Kosovë.

-Advertisement-

Për këtë arsye kryeministri Albin Kurti u ka dhënë një afat ministrave të tij që të bëjnë gati draft-marrëveshjet.

“Është tejet e rëndësishme që të gjitha ministritë ta konsiderojnë me prioritet të lartë çështjen e temave dhe fushave të marrëveshjeve me Republikën e Shqipërisë dhe të kemi draft-marrëveshjet deri më 10 qershor për shkak se në fund të muajit do ta kemi mbledhjen e radhës”.

Kurti tha se meqë kanë mbetur më pak se katër javë duhet të bëhen këto përgatitje “në mënyrë të shkojë siç duhet”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera