Rozë

Ja sa vite dallim kanë Mehmeti me gruan e tij

Autori: Gazeta inFokus 08:39 | 27 June 2017

Mehmeti ishte adoleshent kur u lind gruaja e tij

Aktori njohur turk , Kenan Imrizalogliu, tek ne njihet për shumë role kryesore në serialet më të shikuara turke. E kemi parë në rolin e “Mehmetit”, tek “Jetë e hidhur”, “Ezeli” tek seriali me të njëjtin titull, pastaj si “Mahiri” tek “Karaday”, të gjitha këto telenovela të transmetuara në RTV21.

Me anë të performancës së tij, por edhe përmes dukjes arriti që të shndërrohet në ndër artistët më të kërkuar turq, si dhe të njihet edhe përtej kufijve të këtij vendi. Imrizalogliu vitin e kaluar i dha fund beqarisë duke u martuar me një femër e cila ushtron profesionin e tij është Sinem Kobal, shkruan rtv21.tv

-Advertisement-

Thonë se dashuria nuk njeh moshë, e kjo thënie deri në një farë pikë mund t’i shkojë edhe këtij çifti pasi që Kenan është 13 vjet më i madh se Sinem. Kështu aktori është i lindur më 18 qershor 1974 , kurse Kobal  më 14 gusht 1987.

Megjithatë diferenca në vite nuk ka qenë problem për ta për të ndërtuar një martesë të lumtur, ata u kurorëzuan në maj të vitit 2016.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera