Sport

Ja sa do të kushtojnë biletat për takimin Real Madrid – Bayern Munich

Autori: Gazeta inFokus 19:12 | 13 April 2018

Kushdo që dëshiron të jetë prezentë në Santiago Bernabeu në ndeshjen Real Madrid-Bayern e cila zhvillohet  më 1 maj do të duhet të paguajë në mes të 90 dhe 360 euro për të ndjekur nga afër këtë super përballje, shkruan infokusi.

Vendet më të lira do të jenë në nivelin e katërt ndërsa më të shtrenjtat do të jenë më afër mesit të fushës.

LEXO EDHE: Florentino Perez parashikoi se Real Madrid do të takohet me Bayernin

-Advertisement-

Për tifozët e Bayern që udhëtojnë në Madrid ka dy çmime. 90-të euro për ata që e shohin ndeshjen nga niveli i katërt në veri të stadiumit dhe 130 për ata në nivelin e tretë.

Anëtarët (tifozët) e Real Madridit kanë kohë të pajisen me bileta deri më 19 prill. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera