Lajme

JA KUSH PO VJEDH NËPËR GARAZHA! – Tre adoleshentë kapen nga kamerat teksa vjedhin bicikleta

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 13 August 2026

Kohëve të fundit janë shtuar rastet e vjedhjeve në garazhet e banesave, veçanërisht në “Rrugën C”, “Rrugën B” dhe në rrugën “Muharrem Fejza”.

Rasti i fundit ka ndodhur dy ditë më parë në “Rrugën C”, afër furrës “Mati”, ku kamerat e sigurisë kanë kapur tre adoleshentë duke vjedhur biçikleta.

Sipas pamjeve, njëri prej tyre e ka dorën e lënduar dhe të fashuar.

-Advertisement-

Për shkak se dyshohet se bëhet fjalë për të mitur, rreth moshës 13-vjeçare, në videon që po publikojmë fytyrat e tyre janë mbuluar.

Nëse prindërit apo familjarët i identifikojnë, u bëhet thirrje që të bashkëpunojnë për kthimin e sendeve të vjedhura pronarëve të tyre.

Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës.

Më poshtë gjeni pamjet:

;

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy