Ja kur merret vendimi për rritjen ose jo të çmimit të rrymës

Autori: Gazeta inFokus
21:34 | 14 January 2022
Përveç dy pikave të rendit të ditës, kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, dha edhe një lajm tjetër gjatë mbledhjes së parë në vitin 2022, të mbajtur të premten.
Fejzullahu bëri të ditur se janë duke e shqyrtuar kërkesën e KEDS-it për rritjen e çmimit të rrymës prej 7 për qind.
“Ne ueb-faqen e ZRrE-së janë kërkesat e të licensuarve për shqyrtim të jashtëzakonshëm, aty ka një kërkesë për rritje të tarifave të energjisë elektrike”, tha ai.
Kjo çështje, sipas të parit të ZRrE-së, pas shqyrtimit, do të jetë më transparente për 14 ditë.
Duke parë që kërkesa është e jashtëzakonshme, vendimi për rritjen e çmimit të energjisë pritet të merret brenda 45 ditëve.
Ndërsa, dy pikat e tjera kishin të bëjnë me shqyrtimin e aplikacioneve për vetëkonsum që kanë të bëjnë me instalimin e paneleve solare e parametrat herc për furnizim./klankosova/
Të tjera
-
Reagimi i Burim Ramadanit pas ftesës nga Haga
Gjykata Speciale e ka ftuar për ta marrë në pyetje, në cilësinë e dëshmitarit...
-
Zelensky kërkon më shumë armatim nga liderët botërorë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje që t’u jepen edhe...
-
Zelenksy në Davos: Të vendosen sanksione maksimale ndaj Rusisë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje që ndaj Rusisë të...
-
Biden thotë se ShBA-ja do të ndërhyjë me ushtri për të mbrojtur Tajvanin
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ...
-
“Kam turp nga vendi im”/ Jep dorëheqjen këshilltari rus në OKB
Këshilltari i Rusisë në Kombet e Bashkuara në Gjenevë ka dhënë dorëheqjen. ...
-
Qytetari nuk i duron më, vret me pushkë gjuetie një qen endacak në Ferizaj
Policia njofton se një qytetar nga fshati Slivovë i Ferizajt ka vrarë një qen...
-
Kryeinspektori i AKI-së ftohet si dëshmitar nga Specialja
Kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë Burim Ramadani, është ft...
-
Abelard Tahiri tregon se kur Kuvendi do të shqyrtojë kërkesën për tërheqjen e TRUST-it
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ...
-
Vjosa Osmani dhe Ilir Meta bëjnë homazhe te shtatorja e dëshmorit Edmond Hoxha
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Presidentin e Shqipërisë, Il...
-
Lija e majmunit, tjetër rast në Itali: 32 vjeçari erdhi nga Spanja!
Autoritetet italiane kanë identifikuar një rast të katër të lisë së majmunit ...
-
Shtesa 100 euro, flet edhe njëherë ministri Murati
Ministri i Financave, Hekuran Murati gjatë një konference për media është dek...
-
Fitoni nga rrjetet sociale apo kriptovalutat? Murati ju kërkon ta plotësoni një formular – ja pse
Qytetarë që fitojnë nga burime të ndryshme dhe për të cilin fitim nuk paguhet...