Sport

Ja kur do të niset klubi i Dritës drejt Roterdamit të Holandës

Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 27 July 2021

Klubi i Dritës ka publikuar agjendën për duelin kthyes ndaj Feyenoordit, që do të luhet në kuadër të rrethit të dytë në Ligën e Konferencës, shkruan Gazeta inFokus.

Gjilanasit do të udhëtojnë drejtë qytetit të Roterdamit mëngjesin e së mërkurës nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’.

‘Bardhekaltërit’ do të nisen në orën 05:30, kurse nga ora 09:00 do të akomodohen në ‘Novotel Hotel Rotterdam’.

-Advertisement-

Nga ora 19:30 trajneri dhe një futbollist i Dritës do të dalin në konferencë për media, kurse në orën 20:00 do të nisë seanca e fundit stërvitore para ndeshjes me Feyenoordin.

Ballafaqimi i parë i luajtur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë kishte përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.

Sfida kthyese do të zhvillohet të enjten nga ora 20:00 në stadiumin ‘De Kuip’ në Roterdam./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera