Lajme

Ja ku mund të informohen qytetarët e Kosovës për vaksinën kundër COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 31 March 2022

Nga kjo javë, qytetarët e Kosovës mund të marrin informacionet rreth vaksinës kundër COVID-19 në barnatoret e tyre më të afërta.

Rreth 1000 farmacistë, në të gjitha regjionet e vendit, janë trajnuar me të dhëna të detajuara për vaksinën kundër COVID-19, këshilla për pyetjet më të shpeshta të qytetarëve dhe formën më të mirë të komunikimit me pacientë.

Barnatoret që tashmë kanë të trajnuar farmacistët e tyre kanë edhe emblemën “Për vaksinën COVID-19 fol me farmacistët”.

-Advertisement-

Ky trajnim është realizuar nga Oda e Farmacistëve të Kosovës, përkrahur nga UNICEF në Kosovë në partneritet me USAID.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera