Ekonomi

Ja ku do ti marr Qeveria 30 milionë euro borxh

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 07 April 2020

Qeveri a e Kosovës i ka kthyer sytë ka Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës – TRUST, jme shpresën se do ti siguroi paratë për të zbatuar masat e Pakos së Emergjente që është propozuar nga Ministria e Financave.

Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi, në një intervistë për gazetën inFokus ka konfirmuar se Trusti është një nga adresat kryesore për ti siguruar këto mjete.

“Ne do të emetojmë letra me vlerë, ku lusim Trustin që të bëhet pjesë e emetimit dhe të blejë një pako letrave me vlerë”, ka thënë Bislimi.

-Advertisement-

Sipas tij Fondi i Kursimeve Pensionale që nga fillimi ka marrë pjesë në të gjitha ankandet e letrave me vlerë të emetuara nga Qeveria e Kosovës.

Ky fond deri tani ka investuar në letra me vlerë të Qeverisë së Kosovës afër 300 milionë euro.

Ministria e Financave ka propozuar 13 masa emergjente që përfshin një fond prej 170.6 milionë eurosh për të gjitha kategoritë shoqërore që janë prekur si pasoj e korona-virusit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera