Lajme

Ja çfarë do të ndodhë të enjten në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 23:23 | 01 April 2020

Me datën 2 prill në Kosovë do të ketë disa ngjarje në të cilat është i përfshirë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe krerët e partive politike në vend.

Presidenti do të vazhdojë takimet me krerët e partive politike në vend për tu konsultuar pas rrëzimit të qeverisë Kurti.

Fillimisht Presidenti do të takohet me kryetarin e Aleancës për Ardhmërine e Kosovës, Ramush Haradinajn, dhe pastaj do të vazhdojë takimet

-Advertisement-

Kujtojmë se Thaçi në një intervistë në T7 tha se te enjten do të japë qëndrimin e tij përfundimtar pas konsultimit me krerët e partive dhe siguroj që qëndrimi Ii tij do të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës./Gazeta inFokus/

Këto janë ngjarjet e ditës:

Ngjarjet e datës 2 prill

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. (Zyra e Presidentit, ora 10.00)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takim me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq (Zyra e Presidentit, ora 10.30)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj (Zyra e Presidentit, ora 11.00)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim përfaqësuesit e Grupit Parlamentar 6 Plus (Zyra e Presidentit, 11:30)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera