Sport

Ja çfarë deklaron Valon Berisha për trajnerin e përkohshëm të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 08 November 2021

Kombëtarja e Kosovës në futboll mbrëmjen e së hënës e ka zhvilluara stërvitjen e parë nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm, Primoz Gliha, shkruan Gazeta inFokus.

Tekniku slloven do t’i udhëheq ‘Dardanët’ në dy ndeshjet e muajit nëntor, pasi Bernard Challandes u shkarkua tri javë me parë.

Pas përfundimit të seancës së parë stërvitore, Valon Berisha, ka folur për trajnerin e përkohshëm të Kosovës.

-Advertisement-

Mesfushori i Reimsit ka thënë se sot kanë pasur një ushtrim të lehtë, teksa ka shtuar se Gliha po dëshiron me kriju stilin e lojës së vet.

“Primoz Gliha po dëshiron me kriju lojën e vet. Ishte një ushtrim i lehtë, i mire, besoj prej nesër e dime qysh po don me lu edhe çfarë taktike kemi me planifiku për dy ndeshjet e ardhshme. Ndeshja me Greqinë do të jetë e vështirë. E kemi mundësinë me kriju një lojë të mire edhe atje. Më e rëndësishme për neve besoj që është rezultati pozitiv dhe mu kriju ajo atmosfera që për me ia nis një Kosovë e re”, tha Valon Berisha.

Kosova fillimisht do ta luaj miqësoren ndaj Jordanisë, që zhvillohet të mërkurën në Prishtinë, e me pas përballjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, që zhvillohet të dielën ndaj Greqisë në Athinë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera