Izraeli bombardon Gazan; në OKB të gjithë kundër Trump
Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 09 December 2017
Izraeli nisi bombardimin e disa objekteve në Gaza që i përkaesin grupit militant Hamas, si shenjë shpagimi, siç thonë zyrtarët e shtetit hebre, ndaj sulmeve palestineze me raketa.
Shënjestra e goditjeve ajrore mëngjesin e së shtunës kanë qenë disa depo armësh. Dy persona humbën jetën gjatë sulmeve ajrore, çka e çon në katër numrin e vdekjeve në radhët e palestinezëve që prej ditës së premte, kur dy vetë u vranë në protesta.
Tre raketa u lëshuan drejt Izraelit mbrëmjen e një dite më parë. Tensionet e vjetra nxorrën krye sërish kur Presidenti amerikan Donald Trump vendosi të rrëzojë një politikë dhjetëravjeçare neutraliteti me njohjen e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit, e tani situata sa vjen e po përshkallëzohet duke ushqyer gjithmonë e më shumë frikën e një intifade të tretë.
Izraeli e ka parë gjithmonë Jeruzalemin si kryeqytetin e tij, ndërsa palestinezët pretendojnë se Jeruzalemi Lindor, i pushtuar nga shteti hebre gjatë luftës së 1967-tës, duhet të jetë kryeqendra e shtetit të ardhshëm të Palestinës.
Në trazirat që pasuan faljet e së premtes dhe thirrjet për një dite zemërimi ndaj lëvizjes së Trumpit u plagosën 217 palestinezë. Protesta pati edhe në Jordani, Egjipt, Irak, Turqi, Tunizi e Iran.
Amerikanët kanë hasur kritika edhe në Këshillin e Sigurimit, ku ambasadorja Nikki Hayley u përpoq ta mbronte vendimin e shefit të Shtëpisë së Bardhë, por kreu i misionit diplomatik të Egjiptit në OKB, Amr Abdellatif Aboulatta e cilësoi atë një “precedent të rrezikshëm”, ndërsa ambasadorët e Britanisë së Madhe Suedisë, Italisë dhe Gjermanisë, përmes një deklarate të përbashkët thanë se ky vendim nuk është në përputhje me rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është i dobishëm për situatën.
Të tjera
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...