Lajme

Iu prezantua si shitës banesash në rrjete sociale, Gjakovari i merr para një gruaje

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 21 February 2023

Një grua në Gjakovë ka rënë pre e mashtrimit në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo ka raportuar në polici se një burrë i është prezantuar si shitës i banesave, derisa online ka rritur të bindë që ti japë edhe një shumë të konsiderueshme të parave.

Rasti ka ndodhur të shtunën në orët e hershme të mëngjesit diku rreth 03:50. Policia tashmë ka nisur hetimet për rastin.

-Advertisement-

“Ankuesja femër shqiptare me nënshtetësi të huaj, ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale ishte mashtruar nga një person i panjohur. I dyshuari ishte prezantuar si shitës i komplekseve banesore  duke  i marr viktimës një shumë të konsiderueshme të hollash. Lidhur me rastin janë duke u ndërmarr veprime hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera