Lajme

Italia heq dorë nga gazi rus, nënshkruan marrëveshje me Algjerinë

Autori: Gazeta inFokus 23:11 | 09 April 2022

Italia ka planifikuar të forcojë lidhjet e saj energjetike me Algjerinë përmes një pakti të ri që do të zbulohet javën e ardhshme gjatë udhëtimit të kryeministrit Mario Draghi në vendin e Afrikës së Veriut, sipas Bloomberg.

Kryeministri italian, i cili po kërkon të reduktojë varësinë e vendit nga gazi natyror rus, do të nënshkruajë të hënën një marrëveshje që do të përfshijë rritjen e importeve të gazit nga Algjeria dhe investime të përbashkëta në burimet e rinovueshme.

Italia, e cila mbështetet në importet ruse (rreth 40% të konsumit të saj të gazit), po kërkon furnizime alternative ndërsa liderët e Bashkimit Evropian po mbajnë një qëndrim të ashpër kundër mizorive të supozuara ruse në luftën në Ukrainë. Italia tha se do të mbështeste planin e BE-së për të ndaluar importin e gazit rus.

-Advertisement-

Plani i Italisë është të rrisë importet nga Algjeria në rreth një të tretën e nevojave totale të gazit në muajt e ardhshëm. Algjeria aktualisht përbën rreth një të katërtën e importeve të gazit të Italisë. Italia po kërkon gjithashtu të rrisë furnizimet nga Azerbajxhani dhe Katari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera