Sport

Ismet Munishi vjen me një reagim epik pas humbjes së Haxhi Krasniqit

Autori: Gazeta inFokus 01:14 | 10 October 2021

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, ka reaguar pasi boksieri nga Kosova, Haxhi Krasniqi, nuk ka arritur ta mbrojë titullin kampion bote në kategorinë IBO, në peshat gjysmë të rënda, shkruan Gazeta inFokus.

Krasniqi është mposhtur nga boksieri gjerman, Domenic Bosel, vetëm pas vendimit të gjyqtarëve, pasi 12 raundet përfunduan pa nokaut.

Pas meçit trajneri i Gjilanit ka shkruar në facebook se nuk ka parë këso mashtrimi moti.

-Advertisement-

“Krasniqit ju vodh fitorja sonte. Haxhi Krasniqi kampion i vërtetë. Ksi mashtrimi si sonte ne boks nuk kam pa moti”, ka shkruar Munishi.

Më poshtë keni postimin e teknikut prishtinas./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera