Sport

Ismet Munishi shkarkohet nga Ballkani

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 23 December 2020

Ballkani e ka shkarkuar nga detyra e trajnerit Ismet Munishin.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se presidenti Arsim Kabashi pak minuta më parë ka zhvilluar një takim me Munishin ku e ka njoftuar me vendimin e klubit.

18 muaj zgjati aventura e tij si trajner te Ballkani, por nuk arriti të fitonte ndonjë trofe.

-Advertisement-

Sivjet, edicionin vjeshtor të Superligës e mbylli në vendin e dytë.

Në ndeshjen e fundit ndaj Gjilanit, Ballkani pësoi disfatë 0-4, që ishte më e thella për ta në 20 vjetët e fundit në elitë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera