Sport

Ismet Munishi flet para derbit me Dritën, zbulon se a do të këtë kalkulime

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 04 May 2021

Trajneri i skuadrës së Gjilanit, Ismet Munishi, ka folur para derbit ndaj Dritës, që do të zhvillohet nesër në kuadër të xhiros së 33-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Munishi ka thënë se para vetes kanë një ndeshje për me i bo krenarë tifozët.

Me pas tekniku prishtinas ka shtuar se për takimin ndaj ‘bardhekaltërve’ janë të përgatitur 200%.

-Advertisement-

Kurse sa i përket kalkulimeve ai ka deklaruar se e ka parë edhe opinioni që kanë luajtur futboll dhe kështu do të shkojnë deri në fund.

“Na e kemi një ndeshje për me i bo tifozët tanë krenarë dhe për me majtë qëndrimin tonë që deri në fund do të luajmë futboll. Ky është motivimi më i madh për ne. Për këtë ndeshje jemi 200%. E ka pa edhe opinioni që ne kemi lujtë futboll dhe kështu do të shkojmë deri në fund. Kjo është shumë e rëndësishme” deklaroi Munishi për Indeksonline.

Derbi ndërmjet Gjilanit dhe Dritë zhvillohet nesër (e mërkurë) nga ora 15:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera