Sport

Ismet Lushtaku: Ëndrra ime e fëmijërisë u realizua

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 12 January 2020

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot zhvillon ndeshjen e parë për vitin 2020, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ do të luajnë në duel miqësore me Suedinë.

Ky takim luksi zhvillohet në Doha të Katarit dhe nisë nga ora 15:45 (sipas kohës tonë lokale).

-Advertisement-

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes për këtë ballafaqim ka ftuar futbollistë që për herë të parë e veshin fanellën e Kombëtares A.

E në mesin e të ftuarve për herë të parë është edhe Ismet Lushtaku, i cili luan në Suedi me skuadrën AFC Eskilstuna.

Lushtaku ka thënë se i është realizuar ëndrra e fëmijërisë, që ta veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës.

“Prej që kam qenë i vogël kam ëndërruar të jem pjesë e Kombëtares”, ka deklaruar Lushaku për faqen zyrtare të FFK-së.

“Jam gëzuar shumë kur jam përfshirë në Kombëtaren U21, derisa ftesa e përzgjedhësit Challandes për këtë ndeshje ka qenë diçka e jashtëzakonshme për këtë fillimviti”.

“Shpresoj se me punë dhe angazhim do të me jepet sërish mundësia për të qenë pjesë e Kombëtares A. Sa i përket përgatitjeve ato kanë shkuar mirë dhe krejt ekipi e ka dhënë maksimumin gjatë këtyre tri ditëve. Besoj që nëse japim 100 përqindshin në fushë do të kemi të fitojmë kundër suedezëve”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera