Lajme

Ismaili tregon se si fillojë ‘sherri’ në VV, madje ka një porosi për grupin e Kurtit!

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 05 March 2018

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismali ka komentuar përçarjen që ka ndodhur në Vetëvendosje.

Ismaili në Info Magazinë të Klan Kosovës ka thënë se përplasja brenda VV-së, ka filluar mes Dardan Molliqajt e Albin Kurti e pastaj ka ardhur ndarja në dy grupe.
Sipas tij kjo ndarje ka ndodhë për shkak se ka mendime të ndryshme.

“Kjo betejë ka filluar mes Dardan Molliqaj e Albin Kurtit e ka mbaru duke u ndarë në dy grupe me mendësie të ndryshme”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ismaili tutje ka thënë se duhet kujtuar se individët që kanë braktisur VV-në nuk janë figura që kanë pasur pak rëndësi në këtë parti.

“Njerëzit që po dalin nga VV-ja, janë figura që vlejnë diçka”, deklaruar ai.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje tashmë është e ndarë në dy taborë.

Në opinionin publik po njihen si grupi i Kurtit dhe grupi i Dardan Molliqaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera