Lajme

Ismaili: PDK nuk shkon në takimin e Haxhiut – Ejani në Kuvend, mos ikni

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 15 August 2026

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka kritikuar ftesën e Albulena Haxhiut për takim, duke thënë se më e drejtë do të ishte që ajo t’i drejtohej kryesuesit të Kuvendit, Avni Deharit, me kërkesë për thirrjen e seancës konstituive.

Ismaili tha se të gjitha pushtetet në Kosovë funksionojnë dhe bazohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ndërsa sipas tij, Kuvendi aktualisht është i bllokuar.

“Albulena, më mirë do të ishte që ti t’i shkruaje letër Avni Deharit që ta thërrasë seancën, sepse çdo pushtet në Kosovë funksionon dhe bazohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kuvendi i Republikës së Kosovës është i suspenduar. Çfarë logjike ka kjo? Qysh mundesh ti me ushtru mandate dhe me dërgu letra?”, tha Ismaili.

-Advertisement-

Ai shtoi se Haxhiu, si deputete, letrën e parë është dashur t’ia drejtojë Avni Deharit për thirrjen e seancës.

Ismaili bëri të ditur se PDK-ja nuk do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Haxhiu.

“PDK nuk do të jetë në atë takim. Ne do të jemi në Kuvend, këtu me aksione të ndryshme, ta mbrojmë Kushtetutën”, deklaroi ai.

Në fund, Ismaili përsëriti thirrjen drejtuar deputetëve që të kthehen në Kuvend dhe të vazhdojë procesi i konstituimit të institucioneve.

“Prapë po ju themi: ejani në Kuvend, mos ikni”, tha Ismaili.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy