Lajme

Ismaili: Me thyerjen e monopolit 20 vjeçar kemi blerë 2.2 milionë euro më lirë produktet e Hemodializës

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 19 March 2019

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se kanë thyer monopolin 20 vjeçar duke hapur konkurrencën për tregë të lirë në blerjen e produkteve të Hemodializës.

Si rezultat i kësaj, ministri Ismaili ka thënë se këto produkte, me efekt të njëjtë dhe cilësi të garantuar,  janë blerë 2.2 milionë euro më lirë sesa viteve paraprake,.

“Thyerje e monopolit 20 vjeçar dhe 2.2 milionë euro më lirë blerje të produkteve të Hemodializës për vetëm një vit. Ky është rezultati që është arritur me zhvillimin e politikave shëndetësore me qendër pacientin dhe ndërprejen e kontratave të jashtëligjshme”, ka thënë ministri Ismaili në tryezën e organizuar nga KDI.

-Advertisement-

Më tej, ministri Ismaili ka treguar se përmes kësaj politike, gjatë vitit 2018, Ministria e Shëndetësisë ka blerë 6 milion euro barna më lirë se vitin e kaluar,  të cilat janë investuar në spitale, në pajisje dhe shtretër për pacientët në nevojë.

“Por, lufta ime kundër korrupsionit ka qenë rezultat i përfshirjes edhe të shoqërisë civile Në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës diskutuam edhe raportin e fundit të këtij instituti, i cili është produkt i bashkëpunimit të frytshëm që kemi pasur së bashku.”, ka përfunduar ai./Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera