Lajme

Ish-ushtarak që punonte si gomister, detaje të reja për dorasin e vrasjes së kobshme në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 08 April 2023

Vijojnë të dalin në pah detaje të reja rreth rastit që tronditi Shkozën mëngjesin e ditës së sotme.

Dorasi Roland Sinani që vrau kunatën e tij, përderisa kjo e fundit ishte në gjumë, në të kaluarën thuhet të ketë qenë ushtarak.

Siç shkruan Euronews Albania, ai prej kohësh ishte duke u shëruar nga depresioni dhe probleme mendore.

-Advertisement-

Tutje, mësohet se së fundi kishte punuar në një gomisteri, ndërsa ata që e njohin thonë se nuk ishte problematik.

Kujtojmë, ai vrau kunatën, ndërsa bashkë me gruan e të vëllait, ishte edhe një vajzë, ndërsa vajza tjetër po flinte me gjyshëri.

Kryefamiljari ndërkaq, burri i viktimës ishte në punë, pasi punonte taksist në ndërrimin e tretë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera