Sport

Ish-trajneri i Milanit dhe Juves: Ibrahimoviq më i mirë sesa Ronaldo

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 19 October 2020

Zlatan Ibrahimoviq nuk po njeh moshë. Ai po vazhdon të shfaqë formë të mirë anipse tashmë ka mbushur plot 39 vjet, transmeton “Zeri.info”.

Ibra në fundjavë i solli fitoren Milanit në derbi ndaj Interit duke shënuar të dyja golat (1:2), gjë e cila ka bërë që shumë njohës të futbollit ta cilësojnë atë si më të dobishëm sesa Ronaldo.

Ish trajneri i Milanit, Juventisit e Interit, Alberto Zaccheroni, ka folur në lidhje me Zlatan Ibrahimoviqin dhe Cristiano Ronaldon. Ai mendon se suedezi bën më shumë diferencë se portugezi.

-Advertisement-

“Kam stërvitur kampionë të mëdhenj në karrierën time si Bierhoff, Weah, apo Adrianon, por meraku im i vetëm është që nuk kam stërvitur Zlatan Ibrahimoviqin.

Ai është i pashtershëm, ende nuk e kuptoj se si nuk e ka fituar kurrë Topin e Artë. Në Itali, ai ka bërë më shumë diferencë se Ronaldo. Nuk është rastësi që shumë të rinj janë rritur sapo erdhi ai te Milani. Ai jo vetëm që shënon, por i transmeton besim shokëve të ekipit dhe mban skuadrën në shpatulla në momente të vështira”, ka thënë Zaccheroni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera