Sport

Ish trajneri i Maradonës akoma nuk di asgjë për vdekjen e tij

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 04 December 2020

Ish trajneri i kombëtares së Argjentinës, Carlos Bilardo, që ishte trajner gjatë viteve 1986 ende nuk ka dëgjuar për vdekjen e 60 vjeçarit, shkruan Gazeta inFokus.

Bilardo ka qenë shumë i afërt me Maradonën, madje e kishte konsideruar atë si djalin e tij, për këtë arsye familjarët e tij nuk i kanë treguar për vdekjen e Diegos.

Ai është në moshën 82 vjeçare dhe vuan nga sëmundja neurodegjenerative, me sindromën Hakim – Adams.

-Advertisement-

Sipas njoftimeve të familjarëve, 82 vjeçari jeton vetëm në një apartament dhe tërë ditën shikon seriale, kështu edhe nuk e ka parë asnjë lajm për vdekjen e ish lojtarit të tij.

Megjithatë, vëllai i tij, Jorge, beson që ka ardhur koha që atij ti kumtohet ky lajm, por gjithmonë duke marrë gjitha masat e nevojshme për shëndetin e tij./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera