Lajme

Ish-ministri: Me asociacionin Kosovës i është bërë një hile e madhe

Autori: Gazeta inFokus 23:20 | 17 February 2023

Besnik Mustafaj, ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë, në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, foli edhe për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai theksoi se nuk duhej në asnjë negociatë të pranohej tejkalim i parashikimeve në planin Ahtisari.

“Aktualisht është një situatë delikate për Kosovën. Shoqata e komunave serbe është një shpikje e lindur në vitin 2013 kur kryeministër ishte Hashim Thaçi. Që atëherë, unë kam menduar që ka qenë një budallallëk që e kanë pranuar. Maksimumin e lëshimeve, Kosova dhe klasa e saj politike ia kishin bërë serbëve nëpërmjet planit Ahtisarit i sanksionuar edhe në Kushtetutë, ku për 4 përqind të popullsisë që është serbe parashikohet një numër deputetësh 10 apriori.

-Advertisement-

Nuk duhej në asnjë negociatë të pranohej tejkalim i parashikimeve në planin Ahtisari. Duhej bërë maksimumi për zbatimin e të gjitha premtimeve në atë plan. Krijimi i kësaj bashkësie ishte një hile e madhe sepse me 4 përqind të popullsisë do të kishim një territorializim që përfshinte mbi 25 përqind të territorit”, tha Mustafaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera