Lajme

Ish – kryeministri Isa Mustafa, tregon se ku ka dështuar qeveria Kurti

Autori: Gazeta inFokus 21:32 | 27 April 2022

Qeveria Kurti nuk ka ide dhe vizion për zhvillimin ekonomik. Ajo po vetlavdërohet për një rritje ekonomike, kur çmimet e inflacionit janë ngritur shumë dhe qytetarët nuk kanë përfituar nga kjo. Kështu po vlerëson ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Sipas tij, Qeveria ka dështuar keq edhe me dialogun. Përgjatë intervistës për Syri.net Kosova, ai hedh kritika të mëdha për gjendjen ekonomike dhe politike që po kalon Kosova me Kurtin në krye.

Sipas Mustafës shteti nuk mbahet me ndihma dhe se kjo qeveri po merr vendime populliste. Ai flet edhe për propozimin e PDK-së për tërheqjen e 30 përqindëshit nga Trusti.

Ish-kryeministri nuk ka nguruar të flas edhe për ligjin e pagave dhe kërkesave të sindikalistëve që paga minimale të jetë mbi 350 euro.

-Advertisement-

Dialogu për Isa Mustafën ka dështuar dhe se kjo gjë po i shërben vetëm Serbisë e Rusisë.

Diplomacia kosovare në syrin e Musaftës është dështim i institucioneve siç është: Presidenca, Parlamenti dhe Qeveria.

Për më shumë detaje ju ftojmë të lexoni intervistën e ish-kryeministrit Isa Mustafa dhënë Syri Kosovës me gazetaren Albionë Zhitia.

Intervista e plotë:

Syri Kosova: Si e shihni zhvillimin e ekonomisë brenda kësaj periudhe qeverisëse te Kurtit 2?

Isa Mustafa: Qeveria po vetlavdërohet për normë të lartë të rritjes ekonomike, prej rreth 10 përqind, por çmimet dhe inflacioni janë ngritur edhe më shumë. Qytetarët s’kanë përfituar nga kjo rritje. Rritje të tillë ka pasur edhe në vendet tjera në rajon, por krahasimi me vitin 2020 është paqëndrueshëm, sepse në vitin 2020 thuaja se të gjitha vendet në botë kanë pësuar rënie ekonomike për shkak të Pandemisë, Kosova -5.5 përqind. Nuk shoh se kjo Qeveri ka ide dhe vizion për ekonominë.

Syri Kosova: Se fundit Qeveria Kurti mori vendim për shpërndarjen e 100 euro për disa kategori. Sipas jush: A është një lëvizje e duhur, apo e bëri për të mbuluar ‘paaftësinë’ e tij për të përballuar krizën ekonomike që po kalon vendi?

Isa Mustafa: Kishte reagime të mëdha për shtrenjtimin e energjisë sikurse edhe për rritjen enorme të çmimeve të të mirave të konsumit te gjerë. Ndërhyrja është veprim popullist. Krijon një përshtypje se qeveria po ua ka hallin qytetarëve, por nuk e zgjidhë problemin. Çfarë pas një muaji, pas dy muajve…? Duhen politika aktive sociale për rritje të punësimit dhe ulje të varfërisë. S’drejtohet shteti me ndihma.

Syri Kosova: Kur jemi te skema sociale, opozita me theks të veçanët PDK, e që po mbështet nga LDK po kërkojnë tërheqjen e mjeteve nga Trusti. Si e shihni ju ketë kërkesë, a duhet të lejohet sërish një tërheqje nga Trusti?

Isa Mustafa: Edhe kjo kërkesë e opozitës është popullizëm. Kursimet pensionale janë investim për pleqërinë, jo t’i shpenzosh sa ke pagë, por kur s’ke pagë. Tërheqja do të arsyetohej disi vetëm me kusht që Qeveria të garantojë rimbursimin e tyre. Ndryshe, duke predikuar shpenzimin e tanishëm të kursimeve rrezikohen pensionistët e ardhshëm.

Syri Kosova: Një teme mjaftë e diskutuar është rritja e çmimit te energjisë. LDK partia qe ju drejtonit dikur, po këmbëngulqë tëkrijohet Komisioni Hetimor për Energjinë, kjo po kundërshtohet nga VV, a ka këtu vend për të ngritur dyshime se ka pasur manipulim me çmimin e energjisë?

Isa Mustafa: Gjithsesi ka arsye të themelohet komisioni hetimor për ngritjen e çmimeve të energjisë. Të themelohet ashtu siç po kërkon opozita e jo sipas kërkesave të pozitës . Pozita po tregohet e pandershme, po frikësohet nga hetimi konkret, prandaj po kërkon që hetimi të zgjerohet në kohë. Askënd nuk duhet ta pengojë e vërteta. Pse u shtrenjtua energjia kur Kosova kishte eksport të energjisë , për çfarë u shpenzuan 120 milion euro, para publike; e shumë çështje tjera që dolën në dritë ditëve të fundit.

Syri Kosova: Ligji për paga që sipas qeverisëështë nëdraftim, ka ngjallur reagime të shumta të sindikatave. Këta të fundit po e kundërshtojnë propozimin për pagën minimale prej 250€, duke thëne që duhet të jetë me shume se 350€. A ka mundësi Kosova të përballoj pagën minimale sipas kërkesës se sindikalisteve?

Isa Mustafa: Pyetja bazë shtrohet se a e përballon sektori privat një pagë të tillë minimale? Nëse sektori privat nuk mund ta përballojë, atëherë si pasojë do të kemi zvogëlimin e numrit të të punësuarve. Ose një numër i të punësuarve zhvendoset në sektorin informal (me para në dorë, pa tatime e kontribute). Sindikatat do duhej të mendojnë edhe për këtë.

Syri Kosova: Po ashtu, nuk ka pasur as ndonjë investitor i madh qe ka ardhur në Kosovë. A është fajtor për ketë qeveria Kurti, çka duhet të bëhet që kompanitë e huaja të vinë dhe të investojnë?

Isa Mustafa: Kompanitë e huaja kërkojnë siguri dhe stabilitet për investime direkte. Politika stabile tatimore, siguri pronësore, siguri të tërheqjes së fitimit. Rasti i Feronikelit është shembull i keq. Ndërhyrjet e Qeverisë në procesin e privatizimit, poashtu. Tendencat e qeverisë që disa aktivutete ekonomike që i ka ushtruar sektori privat të kalojnë në sektorin publik është në kundërshtim me ekonominë e tregut. Sa u përket investimeve kapitale qeveritare, ato janë bllokuar. Si Xhamia e Qarshisë në Prishtinë. I njëjti mentalutet!

Syri Kosova: Kur jemi tek ekonomia, çfare mendimi keni për privatizimin. A duhet të vazhdohet me privatizim, me Trepçën dhe Grandin, si duhet te veprohet konkretisht?

Isa Mustafa: Privatizimi do duhej të kryhet, sepse i sjellim punëtorët që kanë punuar në ato ndërmarrje prona në situatë të pabarabartë. Këtë nuk e zgjidhë idea e Fondit Sovran të Vetëvendosjes. Trepça ka ligjin e vet dhe ka mundësi që të restrukturohet në mënyrë të efektshme. Grandi duhet të zgjidhet ligjërisht, sepse njëherë është privatizuar.

Syri Kosova: Kur bisedojmë me ju është e pashmangshme, të mos flasim edhe për disa zhvillime të tjera politike. Të hënën patëm vizitën e ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe Eskobar. Si e shihni ju mesazhet që ia dhanë presidentes dhe kryeministrit tonë?

Isa Mustafa: Presidentja dhe Kryeministri nuk qenë transparent para qytetarëve se çfarë u tha brenda. Presidentja e ndryshoi qëndrimin për dialogun, tha për herë të parë se u pajtua që dialogu është çështje urgjente. Kryeministri tha (po parafrazoj) çfarë të thonë SHBA-të ose “ Kosova nuk pyet pse, por si dhe jo sa, por kur” .

Syri Kosova: A po dështon kjo qeveri në dialog?

Isa Mustafa: Dialogu me këtë Qeveri ka dështuar krejtësisht. Kjo i përgjigjet Serbisë dhe aleatit të saj Rusisë.

Syri Kosova: Që një vit nuk kemi asnjë njohje, për me tepër asnjë aplikim për anëtarsimnë ndonjë organizate ndërkombëtare, si e shihni punën e Ministres Gërvalla nëdiplomaci?

Isa Mustafa: Këtu është fjala për dështim të të gjitha institucioneve, Presidentes, Parlamentit dhe Qeverisë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera