Lajme

Ish-kryediplomatja kujton kur Vuçiq kishte kërcënuar mediat në Kosovë: Është i njëjti edhe pas 25 vitesh

Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 14 January 2023

Ish-kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla ka kujtuar kohën kur ministri i atëhershëm i informacionit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq kishte kërcënuar mediat në Kosovë që të ndryshojnë politikën editoriale, ose do t’i dërgojnë në gjykatë.

Haradinaj-Stublla përmes një cicërime në Tëitter tha se edhe 25 vjet më pas, Vuçiq prapë mbetet i njëjtë me mdian e lirë në Serbi.

“Më 17 Dhjetor ’98, @VSurroi informoi #SHBA -në për veprimin e pamëshirshëm të ndërmarrë nga ministri i atëhershëm i informacionit i # Serbisë @avucicduke kërcënuar mediat #Kosovë #Alb që të ndryshojnë politikën editoriale! 25 vjet pas @avucic mbetet e njëjtë me median e lirë në Serbi”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera